“Tërhiqe këmbën,” sanksionimi i kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës, Açka: Edhe ky përdori të dhënat e qytetarëve për pushtet

schedule13:05 - 4 Tetor, 2022

schedule 13:05 - 4 Tetor, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, duke sjellë rastin e kryeministrit të Bosnjë dhe Hercegovinës Fadil Novalic, që u sanksionua nga Thesari amerikan thekson se edhe ai “përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.”

Duke mos e kursyer ironinë, deputetja demokrate thotë se edhe “Fadilëve tanë” do t’u vijë ora shumë shpejt dhe prandaj, sipas saj, i ka zënë nervoza kohët e fundit.

Açka kujton patronazhistët, vjedhjet sipas saj, të bëra në zgjedhjet e 25 prillit, parlamentin e “e mbushur me kriminelë dhe Shqipërinë që nuk është më pronë e shqiptarëve por e oligarkëve.

FLUTURA AÇKA NË FACEBOOK

Tërhiqe këmbën, o Fadil!

Edhe fadilëve tanë do t’u vijë ora shpejt, ndoshta e dinë prandaj sikur i ka zënë nervoza kohët e fundit.

Patronazhistin tim, Blendi Gj, dikush e urdhëroi të më numëronte hapat, kafshatat dhe kafetë. Edhe të dhënat e mia, si qytetare shqiptare, dikush i grabiti për partinë që vodhi zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.

Qeveri si ndërtim pa leje – e ardhur me vota të vjedhura.

Parlament si ngrehinë mafioze – e mbushur me kriminelë me pushtet, që vjedhin vullnete.

Shqipëri si peizazh fajtor – nuk është më pronë e shqiptarëve, por e oligarkëve.

Ndaj pastë kēmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Ametikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç!

Edhe ky, Fadili, përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.

Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!

   /abcnews.al/