Ri-organizimi i PS, Esiona Konomi: Rama do të tregojë që luan me çdo individ

schedule13:05 - 3 Tetor, 2022

schedule 13:05 - 3 Tetor, 2022

Zgjedhjet e ardhshme, ri-organizimi i PS në qarqe janë komentuar në studion e ABC Live si një lloj dëshire e kryeministrit Rama për të treguar që mund të luajë me çdo individ. Kështu e komentoi gazetarja e ABC Esiona Konomi, lëvizjet më të fundit të Ramës dhe sidomos emërimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko në qarkun Kukës. Sipas saj, Kukësi është historikisht një qark i djathtë, dhe Majko aty ka shkuar sepse iu duhet të dërgojnë dikë aty. Për gazetaren Konomi ‘kryeministri ka qejf të provokojë, për të nxitur një debat, për të përfshirë socialistët e vjetër, jemi të hapur për kontribut, nuk bëj përjashtim të përhershëm, të njëjtën politikë po bën dhe ndaj Arben Ahmetaj, ndërkohë që po e largon dhe po e ndëshkon’.

Me të njëjtën logjikë, gazetarja Konomi analizoi edhe ri-organizimin e PS në qarkun Shkodër. Nga ajo që thuhet brenda PS, nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë ndonjë drejtues politik të PS në qarkun Shkodër, përderisa aty ka qenë gjithmonë Z. Doshi’.

Për gazetaren Konomi, ‘Spiropali, përcjell stilin kryeministror të komunikimit do të bëj aq sa mundet të bëj, nga pushteti i Partisë Socialiste, të kurojë zemrat me patosin e saj elektoral dhe retorikën e PS, me këtë frymë do të mbaj gjallë frymën e PS në Shkodër’. Sipas Esiona Konomit ‘ndërkohë që Spiropali do të përpiqet të bëjë menaxhimin, bashkia Shkodër ka konfirmuar që në datën 6 mars që PD e fiton edhe në momentin kur është e përçarë’.

/abcnews.al/