Përcaktimi i kufijve të rinj, Kremlini: Do të konsultohemi me banorët e Kherson-it dhe Zaporizhzhia-s

schedule11:59 - 3 Tetor, 2022

schedule 11:59 - 3 Tetor, 2022

Kremlini tha të hënën se do të konsultohet me banorët që jetojnë në dy nga rajonet ukrainase që u aneksuan javën e kaluar,  Kherson dhe Zaporizhzhia  për përcaktimin e kufijve të rinj, shkruan The Guardian.

“Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me njerëzit që jetojnë në këto zona”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia zyrtarisht aneksoi katër territore ukrainase javën e kaluar, por asnjë nuk është plotësisht nën kontrollin e forcave të Moskës ndërsa Ukraina vazhdon të përparojë në jug.

Kjo rrit mundësinë që Moska të ndalojë përpjekjet për të marrë territorin ukrainas përtej kufijve ekzistues dhe në vend të kësaj Moska mund të përqendrohet thjesht në vendosjen e kufijve të rinj në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia në zona të kontrolluara nga ukrainas dhe ruse.

/abcnews.al