Kristo, Beqiroviç dhe Cvijanoviç në rrugë për të fituar presidencën e Bosnjës

schedule08:28 - 3 Tetor, 2022

schedule 08:28 - 3 Tetor, 2022

Kandidati i moderuar boshnjak, Denis Beqiroviç, është duke udhëhequr në garën për të fituar në presidencën trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, sipas rezultateve preliminare të publikuara në orët e para të së hënës.

Beqiroviç, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave, për dallim nga Bakir Izetbegoviq, partia nacionaliste e të cilit – Partia për Veprim Demokratik – ka qenë në pushtet prej fundit të luftës më 1996.

Izetbegoviç,  i cili sipas Komisionit zgjedhor ka fituar 39.31 për qind të votave, e ka pranuar humbjen të dielën.

Beqiroviç pritet të ndajë presidencën trepalëshe me përfaqësuesen e kroatëve të Bosnjës, Borjana Kristo, kandidate nga Bashkimi Demoratik Kroat (HDZ) dhe serben e Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur.

Shtetasit e Bosnjës kanë votuar të dielën për përfaqësuesit e tyre në presidencën trepalëshe dhe ligjvënësit në nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale.

Më shumë se 60.000 vëzhgues janë akredituar për të mbikëqyrur procesin.

Sipas autoriteteve, dalja në zgjedhje ka qenë 50 për qind, apo 2 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2018.

Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.

Zyrtarët kanë thënë se procesi zgjedhor është zhvilluar mirë, pavarësisht raportimeve për parregullsi dhe ndalim të disa personave për mashtrime zgjedhore.

Aktualisht Bosnje-Hercegovina është duke u përballur me krizën më të rëndë politike prej fundit të luftës së viteve 1990, sidomos për shkak të politikave separatiste të udhëheqësisë së serbëve të Bosnjës dhe kërcënimeve për bllokada nga kroatët në këtë shtet.
“Është koha për një kthesë pozitive në Bosnje”, u ka thënë Beqiroviq gazetarëve pasi ka pretenduar fitore.

Bosnja përbëhet nga dy rajone autonome: Republikën Sërpska të dominuar nga serbët dhe Federatën me popullsi kryesisht të boshnjakëve myslimanë dhe kroatëve.

Federata është e ndarë në 10 kantone.

Ekziston edhe distrikti i ndarë Bërçko në veri.

Ky organizim është krijuar sipas Marrëveshjeve të Dejtonit, të vitit 1995, të cilat u kanë dhënë fund tri vjetëve luftime të këtë republikë të ish-Jugosllavisë.

Vëmendje të madhe në këto zgjedhje ka fituar edhe udhëheqësia për Republikën Sërpska.

Dodik ka garuar për president të Republikës Sërpska dhe nuk ka synuar mandat të dytë në presidencën trepalëshe.
Edhe Dodik, edhe rivalja e tij, Jellena Triviç, kanë pretenduar fitore për presidencën e Republikës Sërpska.

Pretendimet e tyre do të testohen më 3 tetor, kur autoritetet zgjedhore pritet të bëjnë publike rezultatet me shifrat e përditësuara.

Dodik mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë. Shtetet e Bashkuara e sanksionuar Dodikun më 2017, dhe sërish në janar të këtij viti, për shkak të përpjekjeve të tij për ndarje të Bosnjës./REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!