Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Metju Palmer, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd.
Ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e sipas mediave serbe një ndër temat kyçe do të jetë përsëri çështja e Kosovës. Ky takim zhvillohet para samitit të Parisit, teksa një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së ka deklaruar se Amerika është e gatshme të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të Parisit, por që ende nuk është marrë ndonjë vendim.
Gjatë vizitës së fundit në Serbi, Palmer deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të shfrytëzojnë mundësinë historike për të arritur marrëveshjen e cila do të jetë fitimprurëse për të dyja palët, duke theksuar se është koha për kompromis dhe fleksibilitet. /ABC news Albania 24/7