Në fund të një dite të gjatë, shumë relaksohen duke masazhuar këmbët ose duke i kërkuar një partneri të gatshëm ta bëjë këtë.
Masazhet në shputat e këmbëve mund të jenë shpëtimtare për gjumin e grave në menopauzë, thonë studiuesit e Universitetit të Inonou.
Studiuesit ndoqën efektin e metodës tek 70 gra, gjysma e të cilave u masazhuan çdo ditë për pesë ditë, ndërsa gjysma tjetër ishin grupi i kontrollit.
Në grupin e masazhit u vu re se gratë “fitonin” një orë më shumë gjumë çdo natë.
Studiuesit rekomandojnë metodën e thjeshtë të masazhit të këmbëve për të lehtësuar stresin, lodhjen dhe çrregullimet e gjumit. Këto janë simptoma që femrat i përjetojnë shpesh gjatë menopauzës dhe siç tregon gjithçka, një metodë e lirë mund të ndihmojë në përballimin e tyre.
Vlerësohet se 39-47% e grave klimakterike kanë çrregullime të gjumit, ndërsa kjo përqindje korrespondon me 35-60% të grave në menopauzë. Problemet më të zakonshme të raportuara nga gratë gjatë gjumit janë ndezjet e nxehta, pagjumësia, çrregullimet e frymëmarrjes dhe humori.
Për më tepër, një masazh i këmbëve, edhe nëse i shkurtër, mund të zvogëlojë stresin, të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe madje të zvogëlojë dhimbjen. Gjatë masazheve aktivizohet sistemi nervor dhe sekretohen më shumë endorfina, neurotransmetues me efekt qetësues që sigurojnë mirëqenie.