Qytetarët në Maqedoninë e Veriut përballë rritjes së çmimit të bukës dhe të miellit

schedule15:14 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:14 - 1 Tetor, 2022

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut  gjenden përballë rritjes së vazhdueshme të çmimit të bukës dhe të miellit në vend.

Mullixhinjtë kërkojnë subvencione për energjinë elektrike ose shtimin e tregut të rregulluar sepse vetëm në këtë mënyrë, theksojnë ata, do të qetësohej situata dhe do të uleshin çmimet në të mirë të popullatës, shkruan alsat.mk.

Siç tha kryetari i Grupit të Industrisë së Odës së Mullinjve, Goran Malishiq, në interes të madh do të ishte edhe teprica e shitur gjatë natës nga EMV, sepse 75 për qind e prodhimit të industrisë së bukës bëhet gjatë natës.

Në situatën aktuale çmimi në bursë i grurit si lëndë e parë bazë filloi sërish të rritet. Që nga vjelja e vitit 2022, çmimi në bursën franceze është rritur me rreth 10 për qind dhe në Serbi po ashtu është 10 për qind. Kjo do të rrisë ndjeshëm çmimin e miellit dhe bukës dhe brumërave për të paktën 10 për qind në periudhën e ardhshme prej 40 deri në 50 ditë”, thekson Malishiq./abcnews.al/