Jorida Tabaku takon senatoren amerikane: Një nga zërat më të fortë të rritjes së pranisë së SHBA në rajon

schedule12:44 - 1 Tetor, 2022

schedule 12:44 - 1 Tetor, 2022

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është takuar me senatoren amerikane Jeanne Shaheen. Tabaku shkruan se senatorja është një nga zërat më të fortë të rritjes së pranisë së SHBA në rajon në fushën e investimeve dhe projekteve të qëndrueshme ekonomike.

“Kënaqësi takimi me senatoren Shaheen, anëtare e KPJ në Senat dhe njëkohësisht kryetare e nënkomisionit të Europës. Njohëse shumë e mirë e çështjeve të Ballkanit Perëndimor & një senatore me eksperiencë në çështjet e politikës së jashtme. Nismëtare e Ligjit për Mbështetjen e Luftës kundër Korrupsionit në BP. Duke forcuar edhe më shumë zhvillimin ekonomik dhe sigurinë në rajon. Një nga zërat më të fortë të rritjes së pranisë së SHBA në rajon në fushën e investimeve dhe projekteve të qëndrueshme ekonomike! PD Shqipëri s’ka aleat më të besueshëm e mbështetës se SHBA! Shqipëria në NATO dhe rrugëtimi për në BE janë realitet prej mbështetjes së saj! Prandaj mirëpresim çdo ndihmë në fushën e sigurisë kibernetike dhe padyshim zhvillimit teknologjik dhe energjitik të vendit”, shkruan Tabaku në Twitter.

Senatorja Shaheen është një prej dy nismëtareve të ligjit për Luftën Kundër Korrupsionit dhe mbështetjes ekonomike të Ballkanit Perëndimpr. Qëllimi ligjit që Shaheen e dërgoi në senat është rritja e investimeve ekonomike në rajonin e Ballkanit, rritja e sigurisë në kohë si ai i agresionit rus dhe lufta kundër korrupsionit.

“Marrëdhënia e SHBA me Ballkanin Perëndimpr është jetik” u shpreh senatorja në çastin e prezantimit te ligjit që la mbështetje bipartizane.

Ligji synon të luftojë ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, luftojë korrupsionin, forcojë sigurinë dhe rrisë praninë e SHBA në rajon!/Abcnews.al/