“Do të dalësh hero i kombit”, Rama: Unë s’bëj filma, po mundohem për lehtësimin financiar dhe psikologjik të qytetarëve

schedule09:28 - 1 Tetor, 2022

schedule 09:28 - 1 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet “Facebook”-ut, duke iu përgjigjur komenteve dhe pyetjeve të adresuara nga ata për Ramën.
Një përdorues i shkruan Ramës në Facebook në lidhje me anulimin e fashës së re të energjisë elektrike e cila supozohej të hynte në fuqi nga sot, 1 tetor.

“I ke të gjitha filma, anulove fashën e re të energjisë në tetor që të dalësh si shpëtimtar i kombit”, shkruam qytetarja.

Rama u përgjigj se ai po kryen detyrën e tij dhe se është në qeveri për t’i shërbyer qytetarëve, dhe thekson se nuk bën filma as heroizma.
Ndër të tjera Rama tha se po bën të pamundurën që të lehtësojë sado pak financiarisht por mbi të gjitha psikologjikisht qytetarët për krizën e çmimeve që e gjithë bota po përjeton, si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Nuk është gjuha e një vajze, e një gruaje që të hyj në të lëpira e përpira. Nuk kam asnjë mundësi që të revoltohem me këtë lloj gjuhe, kur këtë gjuhë e dëgjoj përditë në nivelet më të larta të nivelit politik në televizione dhe portale. Nuk kam bërë asnjë heroizëm, por një gjë është e sigurt që çdo minut unë jetoj me këtë detyrë, për këtë detyrë dhe kjo është në funksion të përmirësimit të jetës së njerëzve, për të lehtësuar inflacionin e kësaj lufte. Të gjithë përpiqen ta lehtësojnë, ne përpiqemi të bëjmë maksimumin. Kjo situatë kritike po vështirëson të gjithë botën.
Ne po mundohemi sa do pak për lehtësimin financiar por mbi të gjithë psikologjik të qytetarëve. Nuk bëj filma. Kam luajtur në një film të Ermal Mamqit”, tha Rama./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!