Ledi Shamku: Gjuha shqipe rrezikohet nga metodat e vjetra

schedule15:51 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:51 - 30 Shtator, 2022

Gjuhëtarja e njohur Ledi Shamku është e mendimit se çdo metodë e vjetër e rrezikon gjuhën shqipe. Shpëtimi i saj vjen nga kërkimi shkencor, ndaj qeveria duhet të parashikojë buxhet për të.

“Çdo metodë e vjetër e rrezikon gjuhën shqipe. Detyra e qeverisë është që të parashikojë buxhet për kërkimin shkencor në fushën e albanologjisë , letërsisë , kulturës e më gjerë.

Këtë nuk mund ta bëj kush tjetër veç studiuesve shqiptarë. Qasja ndaj gjuhës duhet të jetë shkencore”, thekson Shamku.

Një ndër problemet kryesore të gjuhës shqipe, sipas kërkueses shkencore është konsiderimi i shqipes si gjuhë dhe jo si variatet

Rezultatet e dobëta në provimin e gjuhës shqipe, sipas gjuhëtares , janë pasojë e mënyrës se si ofrohet lënda e gjuhës në shkolla . Shqipja çohet në shkollë si kod rrugor dhe jo pasion, por ajo jep premtimin se ky është viti i fundit ku gjuhëtarët do rrinë me kurriz ndaj shkollës

50 vite nga standardi ende funksionit të tij nuk i është bërë një “Check‐Up”.
Shqipes i zmadhohen shpatullat e saj kur Shqipëria dhe Prishtina konsiderohen si të barabarta thekson gjuhëtarja e njohur e cila e përshëndet Abetaren e unifikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!