Xavi i tha bordit të drejtorëve të Barcelonës se ishte e nevojshme që “menjëherë” të fillonin negociatat me Martin Subimendi të Real Sociedad, sipas Esport3.
Arsyeja për këtë urgjencë është fakti se Real Sociedad ka njoftuar planet për të vazhduar kontratën aktuale të Subimendi dhe për të rritur klauzolën e lirimit nga 60 në 90 milionë euro, shkraun abcnews.al.
Më herët u raportua se Martin Subimendi është pretendenti kryesor për të zëvendësuar Sergi Busquets në planin afatgjatë.
23-vjeçari ka bërë 105 paraqitje për Real Sociedad, duke shënuar 6 gola. /G.D abcnews.al/