Si të kujdesemi për lëkurën gjatë vjeshtës? Ekspertja: Ky është gabimi i madh që bëjnë të gjithë

schedule10:55 - 29 Shtator, 2022

schedule 10:55 - 29 Shtator, 2022

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, lëkura jonë bëhet më e ndjeshme dhe më problematike. Farmacistja Klea Mustafa ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ku shpjegoi disa këshilla për kujdesin ndaj lëkurës gjatë stinës së vjeshtës.

Ajo tha se kremi kundër diellit duhet të përdoret çdo ditë të vitit edhe kur është kohë me shi dhe jo siç bëjnë disa, të cilët e aplikojnë vetëm gjatë pranverës dhe verës. Një tjetër gabim që shpesh bëjnë të gjithë është dhe përdorimi i kremit të njëjtë hidratues si në verë dhe në vjeshtë.

Duke qenë se kalojmë nga ambiente të freskëta në më të ngrohta, sepse përdorim kondicionerin për të ngrohur ambientin, psoriasis dhe dermatitis bëhen më të evidentueshme sepse nevoja e lëkurës ndryshojnë. Lëkura gjatë vjeshtës dhe dimrit të dehidratohet dhe konsumi i ujit është më i pakët.

Nga ana tjetër, ne fillojmë të mendojmë se përdorimi i SPF apo kremrave hidratues nuk është më aq i nevojshëm. Kremi i diellit është i nevojshëm gjatë gjithë vitit. Kremi me SPF përmban filtra fizike për të bllokuar rezatimim e rrezeve për të ndikuar në lëkurë.

Zakonisht jemi mësuar ta përdorim vetëm në verë dhe pranverë që të ndalojmë krijimin e njollave kafe por SPF duhet të përdoret çdo ditë, çdo dy orë. Po mbrojmë lëkurën nga plakja.“, tha ajo duke shtuar se është e nevojshme të përdoret një hidratant të përshtatshëm për vjeshtë.

Nevojat e lëkurës ndryshojnë gjatë vjeshtës dhe dimrit. Na duhet një krem hidratues më intensiv. Nëse në verë përdorim krem pa përmbajtje vajore, në vjeshtë dhe dimër, duhet një krem me teksturë pak më të trashë. Nga ana tjetër, ne nuk përdorim retinolin gjatë verës.

Por gjatë dimrit duhet ta përdorim çdo natë sepse eliminon dhe parandalon linjat e holla që shfaqen në lëkurë.“, tha ajo. Ajo rekomandoi gjithashtu dhe maskat, kryesisht me tekstura vajore sepse gjatë kësaj stine lëkura ka tendencë të dehidratohet dhe të thahet. /abcnews.al