Agjenti shqiptar që po bën të pasur edhe Frankfurtin

schedule16:35 - 8 Qershor, 2019

schedule 16:35 - 8 Qershor, 2019

Klubi gjerman i Frankfurtit shpreson të fitojë të ardhura të mëdha nga menaxheri i futbollit me origjinë shqiptare, Fali Ramadani. Fillimisht mori 65 milionë euro, ndërsa fitimet pritet të shtohen.

Prej tij nuk pret të ardhmen vetëm Maurizio Sarri.

Trajneri i Chelsea-t shpreson të çlirohet nga kontrata me blutë e Londrës falë Fali Ramadanit, menaxherit me origjinë shqiptare nga Tetova, veçse ai nuk është emri i vetëm i njohur. Ramadani, një ndër agjentët më të mirë të futbollit në të gjithë botën, është një burim i madh të ardhurash nga klubi gjerman i Ajntrahtit të Frankfurtit.

Fillimisht, ai ndërmjetësoi transferimin e Luka Joviçit tek Reali i Madridit, që besohet se do të kushtojë deri në 65 milionë euro dhe pjesën më të madhe të kësaj shume do ta marrë pikërisht Frankfurti.

Ramadani është agjenti edhe i dy lojtarëve të tjerë të Ajntrahtit, edhe ata nga ish-Jugosllavia. Ata janë serbi tjetër Filip Kostiç dhe kroati Ante Rebiç. Ky i fundit u mor nga Frankfurti për vetëm 2 milionë euro, ndërsa tani vlera e kartonit është ngjitur në 40 milionë euro.

Thuhet se Niko Kovaç e kërkon patriotin e tij tek Bajerni, diçka që mund të ndodhë herët a vonë. Kostiç, ndërkaq, vlerësohet lart nga trajneri Adi Hyter, dhe në Maj nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me klubin, në mënyrë që të mos largohej.

Ai shënoi 6 gola dhe shërbeu 10 asistë në Bundesligë këtë sezon. Nëse të gjithë këta transferime ndodhin (ashtu si ai i Joviçit), atëherë Ajntrahti merr 127 milionë euro në total, ndërsa për të tre lojtarët shpenzoi vetëm 15 milionë. Këtu, meritë të veçantë padyshim që ka edhe Fali Ramadani./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!