Vijon misteri, suedezët zbulojnë një rrjedhje të katërt në tubacionin “Nord Stream”

schedule07:24 - 29 Shtator, 2022

schedule 07:24 - 29 Shtator, 2022

Informacioni për një rrjedhje të katërt në tubacionin e gazit natyror Nord Stream u raportua të enjten në mëngjes nga media suedeze duke cituar burime nga Rojet Bregdetare suedeze.

Siç tha një zëdhënës i rojes bregdetare suedeze për Svenska Dagbladet “dy nga katër rrjedhjet janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë” dhe dy të tjerat në EEZ të Danimarkës.

Kujtojmë se të hënën u njoftua se ishin regjistruar tre rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream që transporton gaz natyror nga Rusia në Gjermani, ndërsa vendet perëndimore flasin për “veprim të qëllimshëm” dhe sabotim.

Lajmi për një rrjedhje të katërt të Nord Stream vjen ndërsa CNN raporton se zyrtarët evropianë të sigurisë të hënën dhe të martën vëzhguan anije mbështetëse detare ruse në afërsi të rrjedhjeve të mëparshme, të cilat, sipas dy zyrtarëve dhe një burimi të njohur me çështjen po flasin për shpërthimet nënujore që shkaktuan rrjedhjet e para në tubacionin e gazit natyror./Abcnews.al/