Nuk ka pushim për Robert Lewandowski. Sulmuesi i Barcelonës, i freskët nga ndeshja e së dielës kundër Uellsit në Ligën e Kombeve, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës që pas stërvitjeve të hënën dhe të martën nuk kishte asnjë seancë të planifikuar sot, shkoi në Ciutat Esportiva dhe postoi në Instagram një foto të tij.
“Nuk ka justifikime në ditët e pushimit, kohë për të ushtruar”, shkruan ai. /G.D abcnews.al/