120 minatorë janë bllokuar në minierën e Trepçës në Kosovë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kreu i sindikatës Gani Osmani.
Ai ka thënë se punëtorët janë në pritje të ardhjes së rrymës, në mënyrë që të dalin jashtë nga miniera.
“Janë në minierë nga 120 minatorë, ndërrimit të parë. Ata janë hala aty deri të ndreqet rryma. S’munden me dalë derisa të vjen rryma, si të ndreqet defekti ata munden për 10 minuta me dal jashtë”, ka thënë Osmani./abcnews.al/