Mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares së Uruguait, Ronald Araujo ka sqaruar vendimin e tij për t’iu nënshtruar një operacioni që do ta bëjë të humbë edhe “Kupën e Botës”.
Vendimi i tij për t’u operuar nxiti shumë reagimi dhe mbrojtësi dha disa komente lidhur me këtë për të shmangur thashethemet.
“Dua ta bëj të qartë arsyer pse erdha deri te ky vendim, për të shmangur spekulimet. E dua vendin tim dhe e dua klubin tim. Pas shumë konsultave me profesionistë të ndryshëm, ne vendosëm se është më së miri të intervenojmë me operim.
Nuk ka të bëj me të zgjedhurit e njërës skuadër para tjetrës, por për shëndetin tim dhe të kthehem në 100% sa më shpejtë të jetë e mundur. Personalisht, këto janë kohë të vështira dhe dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë. Me besim dhe punë të fortë, unë do të bëj më të mirën për t’u kthyer në skuadër sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shkruar Araujo në rrjetet sociale.
Araujo do të humb Kupën e Botës dhe mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit për vitin 2022. /f.a/abcnews.al