“Trafik droge dhe krim i organizuar”, pranohet gjykimi i shkurtuar për Hekuran Markun, ish-truproja i Saimir Tahirit

schedule11:50 - 26 Shtator, 2022

schedule 11:50 - 26 Shtator, 2022

Ish-truproja e Saimir Tahirit do të gjykohet me procedurë të shkurtuar.

Gjykata pranoi kërkesën e tij dhe i dha mundësinë që nëse shpallet fajtor të përfitojë ulje të dënimit.

Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.

Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.

Hekuran Marku  është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana./abcnews.al/