Një çift përballet me kritika në internet për diferencën e madhe në peshë që kanë, por përmes rrjeteve sociale ku shfaqin lidhjen e tyre kanë arritur të fitojnë 10 mijë dollarë në muaj. Trajnerja personale 28-vjeçare Sienna Keera po shikonte ‘People Just Do Nothing’ në vitin 2018 kur vuri re George Keywood.
Kështu, ajo e kërkoi atë në Instagram dhe ajo bëri lëvizjen e parë për të kontaktuar, pavarësisht 10,000 miljeve mes tyre, pasi ajo jetonte në Australi dhe ai jetonte në Britani. Çifti u martua në maj 2022 dhe tani kanë një djalë, ndërsa përballen me një ‘luftë’ në internet për zgjedhjen e të jetuarit së bashku.

Çifti, siç thonë ata, ngarkon tre video në ditë në rrjetet sociale dhe veçanërisht në TikTok, ku protagonist kryesor është zakonisht George Keywood, i cili si aktor kërcen dhe tregon batuta. Pavarësisht kësaj, kritikët vazhdojnë ta akuzojnë çiftin se po shtiret dhe se gjithçka bëhet për publicitet.

“Është një marrëdhënie false” dhe padyshim “ju të dy jeni aktorë, shikoni ndryshimin në peshë”, janë vetëm disa reagime negative. Sienna Keera dhe George Keywood megjithatë deklarojnë se janë të lumtur dhe se duan të thyejnë stereotipet që ekzistojnë për çiftet me diferencë në peshë.

/abcnews.al


