Goran Pandev lë futbollin në moshën 39-vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi maqedonas në rrjetin e tij social.
“Shikoj pas dhe ende nuk më besohet. Ishte një udhëtim i pabesueshëm”, shprehet në fillim Pandev.
Eksperienca e tij e fundit ishte Parma. Në karrierën e Pandev bie në sy tripleta që fitoi me Interin në vitin 2010./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram