Ministrja gjermane: Dezertorët e Putinit mund të gjejnë strehim në Gjermani

schedule17:23 - 22 Shtator, 2022

schedule 17:23 - 22 Shtator, 2022

Dezertorët rusë që janë duke u larguar nga mobilizimi i përgjithshëm i urdhëruar nga Vladimir Putin mund të marrin mbrojtje në Gjermani. Lajmin e bëri të ditur  ministrja e brendshme gjermane.

Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Nancy Faeser u shpreh: “Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani.”

Po ashtu, ministrja gjermane shtoi se kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe e vendos veten rrjedhimisht në rrezik të madh, mund të kërkoj azil për shkak të persekutimit politik. /abcnews.al/