Një milion qytetarë rusë mund të detyrohen të luftojnë në Ukrainë, si pjesë e lëvizjes mobilizuese të Vladimir Putin, sipas një raporti të një gazete ruse, shkruan The Guardian.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të mërkurën, presidenti rus tha se shërbimi ushtarak do të zbatohet vetëm për “qytetarët që janë aktualisht në rezervë, veçanërisht ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura, kanë profesione të caktuara ushtarake dhe përvojë përkatëse”.
Menjëherë pas njoftimit të Putinit, ministri i mbrojtjes së vendit Sergei Shoigu tha se 300,000 rusë do të urdhërohen të luftojnë si pjesë e mobilizimit që do të zbatohet për “ata me përvojë të mëparshme ushtarake”.
“Këta nuk janë njerëz që nuk kanë parë apo dëgjuar kurrë asgjë për ushtrinë,” tha ai, duke shtuar se studentët mund “të vazhdojnë të ndjekin shkollën.”
Por Novaya Gazeta, një gazetë e pavarur ruse, ka cituar një zyrtar të paidentifikuar në qeverinë e Putinit të ketë thënë se plani i vërtetë është të rekrutojë një milion njerëz.
Sipas burimit, sipas paragrafit të shtatë të dekretit të nënshkruar nga Putin, ministria ruse e mbrojtjes mund të rekrutojë një milion njerëz.
“Shifra u korrigjua disa herë, dhe në fund, u vendos për një milion.”
/abcnews.al