Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

GJKKO i sekuestron pronat e Emiljan Shegës, i akuzuar si trafikant droge

schedule14:02 - 22 Shtator, 2022

schedule 14:02 - 22 Shtator, 2022

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e pasurisë për një subjekt të OFL-së. Bëhet fjalë për shtetasin Emiljan Shega, i dënuar në Angli për trafik kokaine.

Konkretisht Emiljan Shegas i është sekuestruar 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke. Emiljan Shegës, rezulton i arrestuar dhe i dënuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund, do t’i kalojnë përfundimisht shtetit.

Njoftimi: 



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare), sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, lidhur me konfiskimin e pasurive të subjektit Emiljan Shega, personave të lidhur dhe personave të tretë, dhe vendosi:

Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:
1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të shtetasit E.Sh.;
2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!