Jemi mësuar me faktin që në të kaluarën, Bayern merrte kryesisht ish-lojtarë të Borussia Dortmundit, por tani çështja mund të kalojë edhe te trajnerët.
Bild pretendon se klubi i Mynihut mund të shkarkojë shumë lehtë Julian Nagelsmann nëse bavarezët nuk arrijnë të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë pas pushimit Kombëtareve, shkruan abcnews.al.
Në këtë rast, kampionët e Gjermanisë mund të nënshkruajnë me Thomas Tuchel.
Kujtojmë se pas Bayern është një fillim shumë i keq i sezonit, ku bavarezët nuk kanë fituar në katër ndeshjet e fundit të ligës. Sa i përket Tuchel, ai u shkarkua nga Chelsea dhe tani është i lirë të zgjedhë një skuadë të re. G.D /abcnews.al/