Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkencë mes avujve të rakisë, Gjinushi dhe Vocaj e kthejnë nga një “teke” te Akademia e Shkencave

schedule11:14 - 21 Shtator, 2022

schedule 11:14 - 21 Shtator, 2022

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka lidhur një marrëveshje me Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit “për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore”

Në takimin që u mbajt të hënën në Kryesi mes palëve  ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi; zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj; sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave akad. Shaban Sinani; akad. Ilia Mikerezi,  drejtues shkencor i Qendrës kërkimore e bioteknologjisë dhe gjenetikës, ASH; akad.Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore, ASH, etj.

Marrëveshja, sipas asaj që thuhet në njoftimin e ASH-së ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Policisë Shkencore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Qendrës kërkimore “Bioteknologji-Gjenetikë”, në Akademisë e Shkencave të Shqipërisë, për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.



Megjithatë, në fotot e publikuara nga takimi ka diçka që të tërheq syrin. Zotërinjve të pranishëm në mbledhje u është ofruar raki, në vend të ujit që shërbehet zakonisht në raste të tilla. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!