Shkenca na thotë të heqim dorë nga ky zakon për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit

schedule07:39 - 21 Shtator, 2022

schedule 07:39 - 21 Shtator, 2022

Ushtrimet e shpeshta dhe shmangia e një stili jetese të ulur duket se zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, sipas një studimi të ri shkencor britanik.

Ky studim shkencor, i publikuar në British Journal of Sports Medicine , raporton se u gjetën prova se nivelet më të mëdha të aktivitetit fizik dhe më pak kohë sedentare reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Konkretisht, shkencëtarët që kanë bërë kërkimin “panë” se tashmë ekziston një marrëdhënie e qartë shkak-pasojë midis ushtrimeve dhe reduktimit të rrezikut.

Ata analizuan të dhënat nga një kampion prej më shumë se 131,000 grave, nga të cilat 69,838 kishin tumore që kishin filluar të përhapeshin, 6,667 kishin tumore lokale dhe kishte një grup krahasimi prej 54,452 grave pa kancer gjiri.

Nga rezultatet ata arritën në përfundimin se aktiviteti fizik total lidhej me një rrezik afërsisht 40% më të ulët të kancerit të gjirit, ndërsa aktiviteti fizik i fuqishëm, tre ose më shumë ditë në javë, shoqërohej me një rrezik 38% më të ulët.

Nga ana tjetër, një mënyrë jetese e ulur duket të jetë e lidhur me një rrezik më të lartë të llojeve të caktuara të kancerit. Sipas këtij studimi, një mënyrë jetese e ulur u shoqërua me një rrezik 104% më të madh të zhvillimit të një lloji kanceri që nuk trajtohet ose ka një prognozë të dobët.

Një arsye tjetër për të shpërthyer pak më shumë në fitnes, nuk mendoni?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!