Brighton ka gjetur edhe zëvendësuesin e Graham Potter, me këtë të fundit që mori drejtimin e Chelsea.
Timonin e Brighton tashmë e ka marrë në dorë, trajneri italian, Roberto Zerbi, i cili ditën e sotme është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës.
Ish-trajneri i Sassuolos ka thënë edhe fjalët e para si pjesëtar i skuadrës angleze, ndërsa ka theksuar se projekti i prezantuar nga tifozët e bindi për të drejtuar në Premier League.
“E kuptova që Brighton po më kërkonte me ngulm, klubi ka të njëjtin stil loje me atë që kam unë në mendje. Kisha mundësi dhe alternativa të tjera, por kur bisedova me drejtuesit dhe më prezantuan projektin, u binda. Ne e gjetëm menjëherë njëri-tjetrin.
Puna e bërë nga Potter është fantastike dhe mua më lehtëson disi. Kam studiuar skuadrën dhe lojtarët kanë karakteristikat e duhura për atë që unë dua. Unë po marr një ekip që është në vendin e katërt dhe ky është një stimul më i madh.
Guardiola? Ai është një trajner i paarritshëm. Unë fola me të para disa ditësh, saktësisht të dielën. Ai më tha se është i lumtur në Angli dhe do të më ndihmojë nëse do kem nevojë për ndonjë gjë prej tij. Kuptohet, jo kur të jemi kundërshtar.”-tha trajneri italian.
“I’m very proud to be the new head coach.” ?️ Our first chat with Roberto! ? pic.twitter.com/pJHANLaPis
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) September 20, 2022
De Zerbi do të nisë aventurën e tij në Premier League në sfidën e javës së nëntë, në një transfertë të vështirë, atë përballë Liverpool në “Anfield”, por do të ketë kohë në dispozicion për shkak të pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Nations League. /f.a/abcnews.al