Një pakistanez dogji për vdekje djalin e tij 12-vjeçar në banesën e tij në Karaçi, pasi djali nuk mundi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me detyrat e tij në shkollë.
Shaheer Khan pësoi djegie të rënda më 14 shtator dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë.
Babai i tij Nazir thuhet se ka derdhur vajguri mbi djalin e tij dhe ka ndezur një shkrepëse në përpjekje për ta trembur djalin që të kryente detyrat e shtëpisë.
Por zjarri doli jashtë kontrollit dhe fëmija u përshi i gjithi nga flakët.
Duke dëgjuar britmat e djalit të saj, nëna Shazia hyri në dhomë dhe të dy prindërit hodhën batanije dhe rroba mbi fëmijën e djegur në një përpjekje të dëshpëruar për të shuar flakët, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për ta shpëtuar.
Policia arrestoi Nazirin të nesërmen dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën gjyqësore më 24 shtator.
Babai i tha policisë se ai hodhi lëngun shumë të ndezshëm mbi fëmijën dhe ndezi një shkrepëse për ta trembur atë, sipas Daily Mail.
Nazir thuhet se pranoi krimin e tij pasi u arrestua pasi gruaja e tij ngriti një çështje kundër tij pas vdekjes së djalit. /Abcnews.al/