Bushi: Çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, Toçi lojtar shumë cilësor

schedule16:20 - 20 Shtator, 2022

schedule 16:20 - 20 Shtator, 2022

“Do t’i përshtatemi skemës që luajnë ata, ne po mendojmë për të ardhmen. Rezultati duhet të na japë moral më të lartë për të ardhmen. Grupi është i ri këtë vit por, cilësor”, do të theksonte fillimisht trajneri i Shpresave, Alban Bushi.

Kombëtarja U-21 po përgatitet për dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, të cilat do të jetë një test shumë i mirë për të parë gjendjen e lojtarëve të Shpresave.

“Kam marrë lojtarë shqiptarë dhe jo të Kosovës, çdo lojtar që flet shqip në botë është shqiptar, pavarësisht ku zgjedh të luajë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndshme.”

Eljon Toçi i thirrur nga Reja? “Lojtar shumë cilësor për të ardhmen, trajneri e ka marrë për ndeshjet, pasi është lojtar që ka vlerë dhe do të bëjë mirë në Kombëtare, siç kanë bërë dhe të tjerë para tij. Ne kemi marrë lojtarë të talentuar dhe çdonjëri duhet të bëjë mirë dhe në Kombëtaren A.”

Strategjia e federates per lojtarët e rinj? “Ne kemi marrë shumë lojtarë, strategjia e Federatës është kjo: kush është talent, duhet t’i kalojë shkallët një nga një. Rasti i Kumbullës, që pas 3 vitesh kaloi tek ekipi A është më domethënësi. Ne, gjatë gjithë kohës, përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E  rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Kombëtarja A na ka marrë shumë lojtarë, por ky është qëllimi.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!