Përdorimi i thikës dhe pirunit për të ngrënë një banane dhe shmangia e kores së bukës ishin vetëm disa nga zakonet e të ngrënit të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. Kuzhinieri që i ka shërbyer monarkes më jetëgjatë britanike, Darren McGrady, zbuloi detaje interesante rreth zakoneve të të ngrënit.
Mbretëresha priste pjesën e sipërme dhe të poshtme, hiqte lëkurën dhe më pas e priste bananen në copa të vogla për t’i ngrënë me pirun. Një tjetër zakon i saj ishte se ajo nuk hante kore buke, gjë që ish-kuzhinieri mbretëror Owen Hodgson, i cili punonte në pallat gjatë viteve ’90, e mësoi shumë vonë.
LEXO EDHE: Të bashkuar sërish, Mbretëresha Elizabeth II varroset pranë Princit Philip
Ai tha për Telegraph: “Një kuzhinier më tha se i shërbeja sanduiçet me kore. Më pas më tregoi se si të bëja sanduiçin e përsosur me ton: prerja e petës për së gjati, lyerja me gjalpë nga të dyja anët, shtimi i përzierjes së ton-majonezës dhe kastraveci i prerë hollë.”
Një tjetër ish-kuzhinier, Graham Neqbould, zbuloi se ajo preferonte të hante sanduiçe që ishin jo vetëm pa kore, por edhe pa cepa. Besohet se kjo ishte për shkak të një bestytnie që e ka origjinën tek Princi Albert, i cili mendonte se nuk kishte fat nëse hante ushqim në formë arkivoli.
Ekziston gjithashtu një besim arkaik i mbajtur prej kohësh se kushdo që i jep një mbretërori ushqim me tehe të mprehta po përpiqet të rrëzojë fronin e Anglisë. Megjithatë, mund të ketë një arsye më sentimentale pse Mbretëreshës i pëlqenin sanduiçet në formë rrethore.
Kur ishin fëmijë, Mbretëresha dhe motra e saj, Princesha Margaret, hanin bukë të lyer me gjalpë dhe me reçel sa një qindarkë. Dhe këto ëmbëlsira mbetën në menunë mbretërore përgjatë viteve të fëmijërisë së saj. Ajo gjithashtu hoqi dorë ushqimet me niseshte si patatet, orizi ose makaronat kur hante vetëm, për të kontrolluar peshën. /abcnews.al