Të bashkuar sërish, Mbretëresha Elizabeth II varroset pranë Princit Philip

schedule22:21 - 19 Shtator, 2022

schedule 22:21 - 19 Shtator, 2022

Ndërsa kanë kaluar 11 ditë nga dita kur u nda nga jeta, Mbretëresha e Britanisë së Madhe është varrosur tashmë pranë bashkëshortit të saj Princit Philip.

Trupi i Mbretëreshës Elizabeth II është varrosur në “King George VI Memorial Chapel”, të hënën në mbrëmje, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore. Mbretëresha u varros së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, pas një shërbimi varrimi privat ku morën pjesë mbreti Charles III dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Arkivoli i Princit Philip u zhvendos sot nga vendi ku prehej prej më shumë se një viti tashmë në mënyrë që Mbretëresha të mund të pushojë pranë bashkëshortit me të cilin kaloi 73 vite të jetës së saj.

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!