Zonja e parë e Ukrainës ka deklaruar sot se për të ishte një nder i madh që ishte e pranishëm në funeralin shtetëror të Mbretëreshës, “në emër të të gjithë ukrainasve”.
Olena Zelenska, gruaja e presidentit Volodymyr Zelenskyy-t, ishte në mesin e qindra krerëve të shtetit dhe personaliteteve nga e gjithë bota të mbledhur në Westminster Abbey për shërbimin e të hënës.
Ne ceremoni, Zelenska përfaqësoi bashkëshortin e saj, ndërsa ky i fundit vijon të jetë i angazhuar në luftën kundër pushtuesve rusë.
Zelenska tha se vëmendja e Mbretëreshës ndaj Ukrainës “ishte një sinjal i rëndësishëm mbështetjeje”.
Ajo shkroi në Twitter:
“Ajo na uroi kohë më të mira dhe ndau dëshirën tonë për liri. Ne do ta kujtojmë gjithmonë me mirënjohje të thellë.”
Më herët Zelenska u takua me me Princeshën e Uellsit në Pallatin Buckingham. Zelenska udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar pasi bashkëshorti i saj nënshkroi javën e kaluar një libër ngushëllimi për Mbretëreshën. /abcnews.al/