Cikalleshi: E kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë në ndeshjen ndaj Islandës

schedule22:45 - 4 Qershor, 2019

schedule 22:45 - 4 Qershor, 2019

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet në Frankfurt të Gjermanisë në prag të duelit ndaj Islandës. Sokol Cikalleshi dhe Arlind Ajeti shprehen pozitivisht për gjendjen e skuadrës dhe janë optimiste për dy ndeshjet zyrtare.

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon normalisht përgatitjet në Frankfurt të Gjermanisë në prag të duelit kundër Islandës. Lojtarët po integrohen nga dita në ditë me skemat e reja të teknikut Edi Reja. Sipas sulmuesit të kuqezinjve Sokol Cikalleshi, tekniku Italian ashtu si dhe lojtarët i kanë idetë e qarta për dy ndeshjet eleminatore.

Në konferencën e zakonshme për shtyp doli edhe mbrojtësi Arlind Ajeti, një ndër protagonistët e shumtë të Kombëtares gjatë rrugëtimit në Euro 2016. Ajeti tha se skuadra duhet të zbatojë me përpikmëri udhëzimet e trajnerit për të daë me pikë të plotë në dy takimet zyrtare. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!