Funerali i Mbretëreshës, “bisha” e Joe Biden bllokohet në trafikun e Londrës

schedule11:15 - 19 Shtator, 2022

schedule 11:15 - 19 Shtator, 2022

Limuzina e blinduar e presidentit amerikan Joe Biden është bllokuar në trafikun e Lodrës, teksa Britania i jep sot lamtumirën e fundit Mbretëreshës më jetëgjatë në fron, Elizabeth II.

Mediat britanike raportojnë se presidenti i SHBA ka ngecur në trafik, teksa ishte duke shkuar për të marrë pjesë në funeralin e monarkes.

Biden dhe gruaja e tij Jill mbërritën në Londër të dielën përpara ceremonisë së madhe të sotme në Westminster Abbey.

Për të lehtësuar bllokimin e trafikut, shumë liderë botërorë mbërrijnë në funeral me autobusë, të vënë në dispozicion nga qeveria britanike.

Por Biden mori leje speciale nga Ministria e Jashtme Britanike për t’u transportuar me limuzinën e tij të blinduar, “The Beast”.

Megjithatë, teksa makina kaloi para mijëra shikuesve në qendër të Londrës mëngjesin e sotëm, hasi në vështirësi në lëvizjen e saj, ndërkohë që njerëzit që e njohën Biden, e bllokuan trafikun për të parë presidentin amerikan. /abcnews.al