Pas humbjes shokuese me rezultatin 3-1, Handanovic ka komentuar humbjen për mikrofonat e “Sky”.
“Së pari, ne e urojmë Udinesen, ata e merituan ta fitonin atë dhe fituan gjithçka që kishin për të fituar, duke filluar nga duelet. Ata ishin më intensivë se ne, atëherë duhet thënë se deri në rezultatin 1-1 ishim në bilanc. Zakonisht ata që e duan më shumë e meritojnë më shumë. Le të themi se kanë bërë shumë më tepër se ne, e meritonin ta fitonin”, u shpreh kapiteni zikaltër.
Humbja e tretë në kampionat, të treja me 3 gola të pësuar dhe me përmbysje
“Ishin ndeshje të ndryshme, por në fund rezultati është i njëjtë. Kur ndodhin këto gjëra nuk është mirë, duhet të analizosh se çfarë ndodh dhe të bësh diskutime.”
A ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e mbrojtjes? Pse jeni kaq i brishtë këtë vit?
“Kur skuadra mbron, këtë e bën me 10-të lojtarë plus portierin. Ne kemi humbur kompaktësinë që kishim më parë, atëherë varet nga shumë gjëra, nëse teknikisht je gabim dhe humbet topin, je i hapur, rrezikon. Sot ne pësuam dy gola nga një top jo aktiv, do të thotë se ka pak vëmendje.”/ h.ll/abcnews.al