Rusia bombardon spitalin psikiatrik në Ukrainë, 4 mjekë humbin jetën, 2 pacientë të plagosur

schedule14:16 - 18 Shtator, 2022

schedule 14:16 - 18 Shtator, 2022

Katër mjekë janë vrarë dhe dy pacientë kanë mbetur të plagosur pasi forcat ruse bombarduan një spital psikiatrik në fshatin Strelechya. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i rajonit të Kharkiv-it, Oleh Syniehubov.

Objekti ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali ndërsa bombardohej, tha Syniehubov.

Ai shtoi në Telegram: “Gjatë evakuimit, rusët filluan një sulm intensiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur.”

The Guardian raporton se nuk ka mundur që deklaratat t’i verifikojë në mënyrë të pavarur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!