Ky është gabimi më i madh që ndodh në një lidhje

schedule08:44 - 17 Shtator, 2022

schedule 08:44 - 17 Shtator, 2022

Një ose dy gabime nuk mjaftojnë që një martesë apo një lidhje të dështojë. Ne jemi njerëz dhe është e natyrshme që jo gjithmonë e trajtojmë partnerin tonë në mënyrën më të përsosur.

Megjithatë ka një gabim që është mjaft i rëndësishëm dhe shumë çifte përfundojnë duke e bërë atë në një lidhje.

Cili është ky gabim? Përpjekja për të ndryshuar gjysmën tuaj tjetër dhe për ta transformuar atë në diçka që nuk janë. Ekspertët thonë se kur i tregon tjetrit se dëshiron ta ndryshosh, është si t’i thuash se nuk të mjaftojnë. Ky përfundim krijon shumë probleme në një marrëdhënie.

Askujt nuk i pëlqen të ndiejë se nuk mjaftojnë sepse kjo ndjenjë fillon të krijojë distancë në një çift. Cila eshte zgjidhja? Mundohuni të përqendroheni në pikat e forta të partnerit tuaj dhe përpiquni të mos i kushtoni shumë rëndësi dobësive. Mendoni për të gjitha gjërat që ju bënë të dashuroheni me të dashurin tuaj kur e keni takuar për herë të parë dhe përqendrohuni në to. Sa më shumë të përqendroheni në elementet pozitive të tjetrit, aq më të theksuar do të bëhen ai në sjelljen e tij. Përpara se ta kuptoni, personi me të cilin do të përballeni do t’ju duket krejtësisht ndryshe, por jo sepse e keni ndryshuar, por sepse keni filluar ta shihni nga një këndvështrim tjetër./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!