“Lëvizje në korridor, telefonatë urgjente, pastaj heshtje”: Si e mësoi Charles se Mbretëresha po vdiste

schedule15:31 - 16 Shtator, 2022

schedule 15:31 - 16 Shtator, 2022

Ishin momentet e fundit të jetës për monarken më jetëgjatë të Britanisë. Të parët që u shqetësuan ishin mjekët. Menjëherë në dijeni u vu Charles.

Mbreti Charles III u informua për përkeqësimin e shëndetit të nënës së tij Elizabeth II pak para njoftimit të pallatit kur dëgjoi “hapat e shpejta në korridor” në Dumfries House në Skoci, sipas një redaktori mbretëror.

Siç vë në dukje The Sun, Charles dhe gruaja e tij Camilla ishin në Dumfies House ku, sipas raportimeve, një ndihmës u dëgjua që vraponte nëpër korridor për t’i gjetur.

Camilla ishte gati të regjistronte një intervistë me vajzën e ish-presidentit amerikan George W. Bush kur telefoni iu dorëzua Charles, tha kryeredaktori mbretëror i Neësëeek, Jack Royston.

Charles dhe Camilla ishin në Dumfries House. “Camila do të regjistronte një intervistë me Jenna Bush Hager, e cila tha se dëgjoi vrapin dhe hapa të shpejtë në korridor”, tha ajo për The Royal Beat të True Royalty TV.

Charles mori një telefonatë, pasoi heshtja dhe të gjithëve iu kërkua të heshtnin. Pastaj gjëja tjetër që di, Charles dhe Camilla ishin në një helikopter. Çifti u informua në orën 12:30 dhe katër minuta më vonë u publikua deklarata nga Buckingham Palace që shprehte shqetësimin e mjekëve për ecurinë e shëndetit të Elizabeth.

Kujtohet se Charles ishte menjëherë pranë shtratit të nënës së tij, në Kalanë Balmoral, ndërsa Princesha Anne ndodhej tashmë atje. /abcnews.al