Hulumtimet e shumta kanë treguar se njerëzit që janë tipa nate janë zakonisht më inteligjentë se ata që flenë saktësisht “në kohë”. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që shajnë, që janë të çrregullt dhe qëndrojnë zgjuar deri vonë kanë IQ më të lartë se të tjerët.
Një studim gjurmoi se sa fjalë mallkuese mund të kujtonin pjesëmarrësit në një minutë dhe më pas mati IQ-në e tyre. Rezultoi se njerëzit që mbanin mend më shumë fjalë, arritën rezultatet më të mira në testin e inteligjencës.
Një studim tjetër, i kryer në Universitetin e Minesotës, tregoi se njerëzit inteligjentë dhe krijues punojnë më shpesh me një tavolinë të çrregullt. Është zbuluar gjithashtu se njerëzit dhomat e të cilëve janë të çrregullta kanë ide më interesante dhe kreative sesa ata, dhomat e të cilëve janë të rregullta.
“Çrregullimi në mjedis ndoshta i frymëzon njerëzit dhe i çliron nga tradita, duke u dhënë atyre mundësinë të mendojnë jashtë kutisë”, përfundon studimi. /abcnews.al