Konkurrentet e Miss BumBum në Mbretërinë e Bashkuar po i bëjnë homazhe mbretëreshës së ndjerë në një mënyrë të pazakontë. Tre modele janë shprehur se nuk do të kryejnë marrëdhënie seksuale për një javë për të nderuar mbretëreshën Elizabeth, e cila ndiq pak ditë më parë në moshën 96 -vjeçare.
Andréa Sunshine, modelja që përfaqëson Londrën, njoftoi vendimin në Instagram për të gjithë 150 mijë ndjekësit e saj, duke thënë se do të ishte “abstinente seksualisht” për shkak të zisë. Konkurrentja tjetër Mikaelly që përfaqëson Mançesterin, gjithashtu konfirmoi se do të hiqte dorë nga seksi për një javë.
“Në zi për Mbretëreshën Elizabeth do të shkoj të qëndroj 1 javë pa seks. Bota është në zi!”, shkroi ajo. Gjithashtu dhe Bianka Cabral, që përfaqëson Oksfordin, iu bashkua vendimit të dy modeleve.
/abcnews.al