“E urova për ditëlindje, më tha ‘dua të jesh nëna e fëmijëve të mi'”, historia e dashurisë së çiftit që nisi nga gjimnazi

schedule08:54 - 16 Shtator, 2022

schedule 08:54 - 16 Shtator, 2022

Eglantina Iljazi ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu historinë e dashurisë me partnerin Amarildo Baku. Historia e tyre nisi që kur ishin në gjimnaz dhe tashmë janë prindër të një vajze të vogël. Pas shumë vitesh, ata mbajtën dhe një dasmë madhështore.

Gjatë intervistës, Eglantina rrëfeu se gjithçka nisi me një mesazh që i dërgoi për ditëlindje kur ishin adoleshentë. “Nisi me një koment të Kampionatit Botëror në 2010. Luante Anglia dhe Gjermania. Kishim një shok të përbashkët, unë komentoj për Gjermaninë, ai për Anglinë.

Kështu nisi bashkëbisedimi. E kisha parë në shkollë. Flisnim si shokë, më pas i bëj një urim për ditëlindje. Nuk shquhem për letërsi por se di nga më buroi. I them ‘Gëzuar, të konsideroj si një libër 365 faqe bosh kur në çdo faqe do të bësh një kryevepër teksa shkruan dhe buzëqesh’.

Ma kthen ‘Në çdo faqe të librit tim unë dua të jesh ti nëna e fëmijëve të mi’. Unë isha 15 vjeç ai 17“, tha ajo.  Eglantina foli gjithashtu dhe për dasmën, nga e cila ka ndarë dhe video në rrjete sociale të cilat janë bërë virale. Në një video, shihet që ata e kanë veshur vajzën me kostum.

Duke folur për arsyen se pse e veshën me kostum të bijën, ajo tha se para se të vinte në jetë, doktori iu kishte thënë se ishte djalë. “Doktori na tha që është djalë, nga muaji i pestë zbuluam se ishte vajzë. Kur e mori vesh Amarildo tha vajza do të vishet me kostum kur të bëjmë dasmë dhe ashtu u vesh“, rrëfeu ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!