Ervin Salianji thotë se deputetët demokratë janë të tronditur për lobimin rus. Në një raport të publikuar nga mediat amerikane theksohet se PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka përfituar para nga Rusia në vitin 2017.
Kjo çështje ka rindezur edhe njëherë debatin, ndërsa Salianji i ftuar në “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, u shpreh se nuk kanë qenë në dijeni të një financimi të tillë. Demokrati nënvizoi se situata duhet sqaruar.
Lexo edhe: Nafta nga Libia, Salianji: Ndërhynë ndërkombëtarët, qeveria po mbron 5 kompani
“Së pari njëherë çdo deputet është i tronditur se çfarë financimesh ka PD. Që të goditet PD nuk është çështje fare. Unë kam qenë në struktura drejtuese. Unë besoj që ka demokratë të thjeshtë që nuk neveriten nga çdo tentativë për ta bashkuar PD me pagesa të paligjshme sidomos nga shteti rus.
Kjo është një gjë që duhet sqaruar. Ka një shqetësim të SHBA, përderisa ambasadorja ishte në KQZ sot. Që të mos penetrojnë paratë ruse se është kërcënim real”, tha ai.
I pyetur për pozicionin e Lulzim Bashës, Salianji tha se nuk nuk ka nevojë për gjyqe popullore dhe linçime, por PD duhet distancuar nga çështje të tilla.
“Nuk jam për gjyqe popullore. Nuk mendoj se duhet një linçim, por në proces dhe për të distancuar PD për detyrim ndaj sakrificës. Dhe nëse ka ndonjë të vërtetë kjo është një çështje që shpjegon shumë gjëra që e kanë penguar PD të jenë në pushtet. Nuk duhet të ketë inkoherenca nga askush nga ky drejtim. Në një moment të caktuar sulmi është bërë politik”, tha ai. /abcnews.al