Humbjet “poshtëruese” ndaj Ukrainës, Rusia me sytë nga abuzuesit seksualë të burgosur: Mbijetoni 6 muaj në luftë t’ju falim

schedule15:19 - 15 Shtator, 2022

schedule 15:19 - 15 Shtator, 2022

“Shefi” i Putinit është filmuar duke i ofruar falje kriminelëve të dhunshëm dhe abuzuesve seksualë të mbyllur në një burg rus nëse ata i mbijetojnë luftimeve në Ukrainë për 6 muaj.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, 61 vjeç, u tha të burgosurve se duhet të sakrifikonin jetën e tyre në rast se do të kapeshin në Ukrainë, duke mbajtur një granatë për armikun dhe një për veten e tyre.

Videoja tregon Prigozhin duke u thënë kriminelëve se mund të bëhen heronj lufte ose të pushkatohen si dezertorë, ndërsa Kremlini rrit rekrutimin e të burgosurve pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër ushtrisë së Ukrainës në lindje.

Kjo është një luftë e vështir”, dëgjohet duke thënë ai.

Lajmërimi vjen personalisht nga Pigozhin, i mbiquajtur “Shefi” i Putinit, i cili kohët e fundit u bë hero i Rusisë për besnikërinë e tij.

Vrasësve, abuzuesve seksualë dhe hajdutëve u ofrohet liri e menjëhershme dhe një falje nga Putini nëse mbijetojnë gjashtë muaj në vijën e parë të luftës së përgjakshme.

Ata që vdesin do të varrosen si heronj, u tha ai.

Ndërsa ata që do të kapen në Ukrainë urdhërohen të përdorin granata për të vrarë veten në vend që të bien në duart e armikut.

/Abcnews.al/

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!