Udhëtonte me dy pasaporta, njëra prej tyre false, shqiptari i arrestuar në Itali “kyç” gojën para policëve

schedule10:13 - 15 Shtator, 2022

schedule 10:13 - 15 Shtator, 2022

Pasditen e djeshme, 14 shtator, policia e Riminit ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar.

I ndaluar për një kontroll rrugor, i riu po udhëtonte si pasagjer në një makinë, së bashku me dy persona të tjerë.

24-vjeçari kishte me vete dy pasaporta, një shqiptare dhe një rumune, me të njëjtën foto, por të dhëna të ndryshme personale.

Kur u pyet për shpjegime 24-vjeçari i arrestuar nuk ka asnjë përgjigje.

Pasaporta rumune rezultoi e falsifikuar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!