Tërheqja ruse nga qyteti i Izium shënon disfatën më të rëndë për forcat e Putinit që kur u larguan nga periferitë e Kievit në mars, ndërkohë që lufta kishte vetëm pak javë që kishte nisur.
Ukrainasit po luteshin për t’u çliruar nga pushtimi rus, pranuan ata për gazetarët e CNN që arritën në një qytet të rimarrë nga Ukraina pas gjashtë muajsh pushtim.
Në anë të rrugëve ishin kamionë me simbolin rus të luftës “Z”, një urë që ishte shembur dhe ishte mbuluar me shenja paralajmëruese për minat dhe një pikë karburanti e dëmtuar, përcjell abcnews.al.
CNN, raporton se ishte ekuipazhi i parë televiziv ndërkombëtar që hyri në qytetin e Izium që prej rimarrjes së tij nga Ukraina.
“Izium tani është “çliruar”, së bashku me pothuajse të gjithë rajonin e Kharkiv”, tha një burim ushtarak ukrainas për CNN sot, duke folur në kushte anonimiteti.
“Rimmarrja e qytetit nga ukrainasit është një humbje e madhe strategjike për ushtrinë ruse, e cila e ka përdorur atë si një bazë kyçe dhe rrugë furnizimi për forcat e saj në Ukrainën lindore” , shton ai.
#Ukraine: Another Russian BMP-2 IFV was captured in #Kharkiv Oblast today. pic.twitter.com/dC9xEkRt41
— ?? Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) September 13, 2022
Në lidhje me një ofensivë paralele në jug, Ukraina ka rimarrë gjithsej 8,000 kilometra katrorë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga Izium gjatë vizitës së tij sot në qytet.
Për të pasur një siguri absolute, ukrainasit kërkojnë të arrestojnë disa ushtarë rusë që janë ende të fshehur dhe këdo që ka bashkëpunuar me ta gjatë pushtimit. Qyteti është gjithashtu pa energji elektrike dhe telefon .
Nga ajo që pa ekipi i CNN, vendasit janë më të lehtësuar kur e shohin qytetin e tyre përsëri në duart e bashkatdhetarëve të tyre.
Edhe pse rrugët e Izum ishin kryesisht të qeta, frika e kthimit të ushtarëve rusë ende mbiztotëron.
Shumica e banorëve që iu afruan ekipit të CNN ishin shumë të frikësuar për të folur lirshëm për atë që kishin përjetuar muajt e fundit.
Një çift rreth të 50-tave ranë dakord për të folur, por duke përdorur vetëm emrat e tyre, për Valeriy.
“Ne iu lutëm Zotit që të çliroheshim pa luftë dhe gjakderdhje. Dhe kështu ndodhi”, tha ai.
Një grup ushtarësh ukrainas thanë se beteja për të rimarrë qytetin nuk ishte e ashpër.
Ukrainasit kanë marrë armë nga këto luftime në verilindje, pasi shumë ushtarë rusë sakrifikuan automjetet e tyre, të cilat janë të paprekura, në këmbim të shpëtimit të tyre.
Një nga betejat e fundit për të rimarrë Izium, sipas ushtrisë ukrainase, u zhvillua në një shkollë që përdorej si bazë për trupat ruse.
Rusët e kishin rrethuar ndërtesën duke ngritur llogore dhe duke përdorur thasë me rërë dhe mjete të blinduara.
Ndërtesa është pothuajse e shkatërruar. Por kishte një pikë që ushtarët rusë po luftonin për ta mbrojtur: qendrën e komandës ruse, e fshehur në një bunker të nëndheshëm.
Një dhomë tjetër e errët përballë qendrës së komandës shërbente si dhomë gjumi: dyert e vjetra prej druri të vendosura horizontalisht mbi pirgje tullash ose fuçi të bëra shtretër të improvizuar.
Shumë nga ushtarët rusë të arratisur lanë rroba, pastë dhëmbësh dhe letra në dysheme dhe shtretër.
Një ushtar ukrainas i tregoi CNN-it telefonin e gjelbër të lënë pas nga ushtarët rusë. “Teknologji ruse!” tha ai në anglisht.
Së bashku me humbjen e armëve dhe tërheqjen poshtëruese të kapur në video të shumta dhe të shpërndara në mediat sociale, një zyrtar ushtarak i tha CNN se një numër i madh ushtarësh rusë po mbahen si robër lufte në qendrat e paraburgimit në Ukrainë.
Banori i Izium Valeriy pohoi se vendasit në qytet ishin të zemëruar me sjelljen e rusëve.
“Aty ku nuk kishte njerëz, rusët vodhën gjithçka”, tha Valeriy. “Ata jetonin si derra. Madje derrat jetojnë më mirë”, shtoi ai.
“Një ushtar rus më tha: “Baba, ne të shpëtuam nga nazistët”. Dhe unë i thashë: “Më trego një”.
Ai u foli ushtarëve të rinj në rusisht dhe u përpoq t’i bënte të kuptonin se po shkatërronin marrëdhënien dikur të ngushtë që kishin ukrainasit dhe rusët, veçanërisht në këtë pjesë të vendit që është aq afër kufirit.
Konfuzioni dhe ndjenja e zhgënjimit të ndjerë nga ushtarët rusë ishte ndoshta një faktor kryesor në tërheqjen e tyre, siç argumentoi ai para gazetarëve amerikanë.
Të paktën 1,000 njerëz janë vrarë në gjashtë muajt e fundit në armiqësitë në qytetin e Izium, por numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, tha dje një zyrtar ukrainas, dy 24 orë pasi forcat e Kievit rimorën qendrën e rëndësishme të furnizimit. /abcnews.al