Mundësia e fundit për Allegrin?
Sot Juventus do të përballet me Benfikën në ndeshjen e javës së dytë të UEFA Champions League.
Për momentin, Bianconerët kanë fituar vetëm dy nga shtatë takimet e fundit dhe nuk kanë fituar asnjë nga tre ndeshjet e fundit.
Në sfondin e rezultateve të Allegrit, ekziston mundësia që kjo ndeshje të përcaktojë fatin e trajnerit në klub, shkruan abcnews.al.
Por nga ana tjetër, kjo ndeshje i jep skuadrës një shans për të rehabilituar veten në sytë e tifozëve dhe për të rifituar vetëbesimin.
Gazetari italian Massimo Pavan beson se kjo lojë mund të jetë pika kthese e sezonit për Juventusin, duke kujtuar fitoren ndaj Chelseat sezonin e kaluar.
Gazetari tha:
“Duhet të mendojmë për fitoren. Juventusi nuk mund të lejojë më të bëjë gabime. Ne kemi një mundësi të madhe për të rifituar besimin, siç bëmë vitin e kaluar kundër Chelsea. /abcnews.al/