Të tre linjat rezervë të energjisë në termocentralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë, të kontrolluar nga Rusia, janë restauruar, tha sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), pasi linjat e para u rifilluan të shtunën.
“Njëra prej tyre tani furnizon termocentralin bërthamor Zaporizhia me energji elektrike të jashtme të nevojshme për ftohje dhe funksione të tjera thelbësore të sigurisë,” tha në një deklaratë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, duke shtuar se dy linjat e tjera janë rezervë.
/Abcnews.al/