Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në protestën në landfillin e Sharrës dhe se afera e inceneratorëve është më e madhe në historinë e pluralizmit.
Ai tha se në këtë aferë janë falsifikuar firmat e personave të larguar nga jeta, apo emigrantëve që punojnë në Greqi.
Sipas tij qeveria është pjesë e kësaj afere.
“Ne sot vazhdojmë denoncimin e aferës më të zezë 430 milionë euro të provuara, që pluralizmi ka parë. Është afera që zhvesh lakuriq nga mafiozët rilindas, që të babëzitur nga vjedhja bënë 17 vendime të paligjshme në një ditë, të një qeverie që nuk kontrollon një evazion fiskal, për të blerë zgjedhjet dhe për të blerë mediat. Është një aferë ku qeveria e di shumë mirë kompanitë që vjedhin paratë tuaja, por nuk e lëviz gishtin se është vetë ajo që i përdor. Kemi një aferë të zezë kaq të përbindëshme që përdor edhe të vdekurit, të moshuarit në aazile, apo dhe ata që janë bari me dhi në Greqi, për të realizuar operacionin mafioz. Kjo aferë e zezë tregon se mafia e qeverisë përmes Ramës dhe ministrave të tij që as nuk guxojnë tu përmendin emrat pronarëve të inceneratorëve. Kemi një organizatë kriminale ky pjesë e saj janë Rama, ministrat, kryetarë bashkish. Kjo organizatë kriminale drejton vjedhjen e vazhdueshme në të gjithë vendin, që vazhdon me tenderat e ujësjellësve, rrugëve, shkollave edhe kudo. Në këtë objekt qeveria i ka dhënë trajtimin e mbetjeve për 30 vite një kompanie private offshore me kushtin që do të investoheshin 128 milionë euro. Për këtë vepër kriminale vidhen taksat tuaja. Ku është investimi 128 milionë euro që duhet ta bënte privati me kushtin që Bashkia të paguante më pas. Ku ndodh incenerimi? Pse ka frikë qeveria nga transparenca? Pronari pa emër në offshore duhet të kishte investuar 128 milionë euro sipas kontratës. Por ju e dini kush është nënkontraktori, është Klodian Zoto i cili deri tanoi ka marrë 27 milionë euro, për një incenerator që nuk ekziston”, tha Meta.
/Abcnews.al/

