Dekomunistizimi i politikës, Çelo Hoxha në Abc Live: Ka pasur ish-kryetar parlamenti të lidhur me regjimin

schedule13:23 - 13 Shtator, 2022

schedule 13:23 - 13 Shtator, 2022

Çelo Hoxha, Kreu i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit ka folur në Abc Live në lidhje me nismën për dekomunistizimin e politikës shqiptare, ku ka thënë se teksa një pjesë e shoqërisë tentonjë t’i bëjë gjërat, pjesa tjetër tenton t’i zhbëjë.

Hoxha ka thënë se e mira është që ligji të bëhet, ndërsa shtoi se ka pasur edhe ish-kryetar parlamenti me lidhje me regjimin, por që nuk iu është përmendur emri.

“Në lidhje me iniciativat ligjore që po diskutohen, këto nuk janë gjëra të reja. Është miratuar një ligj lustracioni në vitet ‘90, nuk ishte i keq për kohën dhe funksionoi atëhërë, konflikti politiki ishte më i ashpër se sot. Në 97 u ndërhy në ligj dhe nuk është se shoqëria shqiptare nuk i bën gjërat. Ka një pjesë që ka tentuar t’i bëjë dhe ka një pjesë që tenton t’i zhbëjë.

Kurdoherë është më mirë të bëhet diçka se të mos bëhet. Politika jonë ka probleme që nuk pyesin. Nisen nga qëllimet e diëts për interesin e tyre se sa të bëjnë një të mirë në shoqëri. Ishte ligji i lustracionit shumë i mirë, përjashtonte njerëz nga lustracioni të regjimit të lartë komunist. Por të paktën ishte. Edhe sot është më mirë të kesh diçka. Nëse nuk pastron dot 90 %, heq 50%. Ajo që shikojmë ne duket sikur është nga ajo që thua, por ky është një shqetësim me vend. Këtu ka pasur kryetar parlamenti që kanë qenë të përfshirë në sigurimin e shtetit, s’ua ka thënë njeri pseudonimet, apo t’i sulmojë”, tha Hoxha.

Ndërkohë, Elsa Ballauri, Kryetare e Grupit për të Drejtat e Njeriut tha se problem është fakti se brezi i ri ka shumë pak ndjeshmëri për këtë cështje.

“Ajo që është më e rëndë, kemi një brez të ri që thuajse është i pandejeshëm me atë histori të kaluar dhe çdolloj lajmi i kalon tangent. Kjo duhet t’i bëjën politikanët të kuptojnë që për iniciativat që do marrin, rezultati duhet të ketë një impakt në shoqëri. Nuk jam shumë optimiste për faktin se ne kemi një shoqëri që do bëj diçka. Nuk besoj fare në këtë”, tha Balluri. /abcnews.al