BE-ja i jep dritën jeshile vaksinës për variantin Omicron

schedule08:09 - 13 Shtator, 2022

schedule 08:09 - 13 Shtator, 2022

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi një vaksinë tjetër të BioNTech/Pfizer që mbron nga nënvariantet aktuale të virusit korona. Vaksina rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart.

Vaksina e re e kompanisë BioNTech/Pfizer është përshtatur për të luftuar kundër varianteve aktuale të koronës, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në Twitter. Më parë një komitet ekspertësh i Agjencisë së Barnave të BE-së (EMA) kishte rekomanduar miratimin e vaksinës kundër nënvarianteve Omicron BA.4/BA.5. EMA njoftoi se kjo vaksinë pritet të ofrojë një mbrojtje më të gjerë kundër varianteve të ndryshme të koronës.

Symbolbild I Affenpocken Impfung I Monkeypox Vaccine

Vaksinimi rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart. BA.4/BA.5 janë nënvariante të Omicronit që po shkaktojnë aktualisht pothuajse të gjitha infeksionet me korona në Gjermani.

Vaksina e miratuar tani është e ashtuquajtur vaksinë bivalente, e cila është krijuar për të mbrojtur si kundër formës origjinale të virusit korona, dhe kundër varianteve BA.4 dhe BA.5.

Të gjitha vaksinat ofrojnë mbrojtje kundër Omicronit

Më 1 shtator EMA miratoi vaksinat e para kundër koronës të përshtatura për variantin omicron. Dy vaksinat në fjalë të firmave BioNTech/Pfizer dhe Moderna ishin përshtatur për nënvariantin omicron BA.1.

Affenpocken-Impfung

Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch këto variante nuk luajnë më asnjë rol në Gjermani. Megjithatë shpresa është që vaksina do të jetë gjithashtu më efektive kundër nëntipeve të omicron BA.4 dhe BA.5që qarkullojnë aktualisht.

Deri tani në BE qytetarët janë vaksinuar me vaksina kundër koronës që ishin miratuan rreth 20 muaj më parë. Edhe ato vaksina ofrojnë mbrojtje kundër variantit Omicron./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!